Trump urdhëron kryeministrin e Spanjës, mediat spanjolle të frustruara
Presidenti amerikan Donald Trump njihet si personazhi që arrin të ‘vjedhë’ titujt e parë të mediave me qëndrimet e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politik.
E ka bërë këtë me Justin Trudeau të Kanadasë, fytyrën e nevrikosur në takimin me Merkel por edhe gjestet në takimin me homologun rus Vladimir Putin.
Dhe këtë herë ia ka dalë edhe në mbledhjen e G20-s në Osaka të Japonisë, pasi me një gjest të thjeshtë bëri që media spanjolle të shpërthente me zemërim kundër tij.