Trump urdhëron që të mos lejohet fluturimi i avionëve Boeing 737 Max-8 mbi Amerikë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që të bëhet pezullimi i fluturimeve në hapësirën e tyre ajrore të aeroplanëve Boeing 737 Max-8.
I pari i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Administrata Federale e Aviacionit që të mos lejojë fluturimin e këtyre aeroplanëve.
Kësisoj ShBA pas Kanadasë bashkohet me BE-në dhe shumë vende tjera që ndalojnë përdorimin e këtij avioni.
Kjo është pasi të dielën u rrëzua një avion i këtij modeli ku mbetën të vdekur 157 veta.
Vetëm gjashtë muaj më parë 189 persona kishin humbur jetën pas përplasjes në Indonezi të një Boeing 737 Max-8.