Trump: Ushtria amerikane ka nisur operacione të mëdha
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.
Ai ka thënë se SHBA-ja kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” në Iran në një video të postuar në Truth Social.
“Ushtria e Shteteve të Bashkuara po ndërmerr një operacion masiv dhe të vazhdueshëm për të parandaluar që kjo diktaturë shumë e ligë dhe radikale të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona thelbësore të sigurisë kombëtare”, ka deklaruar ai.
“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave”.

