Trump vë në dyshim 7 vjeçarin, nëse vërtetë ekziston babadimri apo jo
Është e sigurt se cdo fëmijë që pret dhurata për fundvit beson në ekzistencën e babadimrit, por kjo nuk e ka ndaluar presidentin Trump për të pyetur një shtat vjeçar nëse ende beson në babadimër, duke e vënë atë në dyshim për ekzistencën e tij.
Presidenti Trump mbylli pjesën e telefonatave duke shkatërruar gati Krishtlindjen për vogëlushin, duke vënë në dyshim besimin e tij në babadimër.

“A besoni ju ende në babadimër?” pyeti Trump një telefonues të quajtur Coleman.
Trump u shfaq për të bërë telefonatat e ulur afër gruas së tij, Melania, përpara një oxhaku të ndezur me zjarr, nënë portretin e ish-presidentit Abraham Loncoln.
Ai është kritikuar mjaft shumë për këtë pyetje, duke thënë se ka prishur festat e fundvitit për një fëmijë./Indeksonline/
