Trump vendos tarifa rekord për vizat, 100 mijë dollarë për punëtorët e huaj të kualifikuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë prej 100,000 dollarësh për aplikantët në programin për punëtorët e kualifikuar të huaj.
Kjo tarifë e re është një rritje drastike nga tarifat aktuale, të cilat shkonin rreth 1,500 dollarë. Trump pretendon se programi është abuzues dhe se kompanitë duhet të trajnojnë punëtorë amerikanë, jo të sjellin të huaj.
Kritikët thonë se kjo do të dëmtojë konkurrencën dhe inovacionin, veçanërisht për bizneset e vogla që nuk përballojnë dot koston. Amazon, Google, Apple dhe Microsoft janë përfituesit më të mëdhenj të programit.