75 Mall Live Search
20:46 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / BA

Trump viziton Izraelin këtë të hënë, ja axhenda e tij

Presidenti i SHBA-së, Doanld Trump, do të vizitojë ditën e hënë për 4 orë Izraelin.

Sipas burimeve, Trump do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, si dhe familjet e pengjeve. Ai do të mbajë edhe një deklaratë në parlamentin izraelit.

Sipas raportimit, Trump pritet të zbresë në Izrael në orën 09:20 të mëngjesit të hënën dhe të largohet në orën 13:00, sipas një programi që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Menjëherë pas mbërritjes, do të zhvillohet një ceremoni e shkurtër mirëseardhjeje në aeroportin Ben Gurion, përpara se presidenti amerikan të shkojë në parlamentin izraelit, ku pritet të mbajë një fjalimin në orën 11:00.

Para fjalimit, Trump do të takojë Netanyahun në zyrën e tij brenda parlamentit, dhe më pas të dy liderët do të takohen me familjet e pengjeve në sallën “Shagal” të Knesset-it, sipas të njëjtit burim.