Trump viziton vendet e prekura nga sulmet masive, El Pason dhe Dejtonin
Presidenti Trump ka arritur në Teksas si pjesë e vizitës së tij në dy qytetet e traumatizuara nga vrasjet masive që morrën jetën e 31 personave.
Komuniteti hispanik ka qenë target i urrejtjes kur një person kishte vrarë 22 persona të shtunën në El Paso, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Për ngritje të urrejtes nga komunitetit hispanik është akuzuar edhe presidenti Trump.
Ai vjen në Teksas nga Dejtoni (Ohajo) ku kishte vizituar të mbijetuarit e hospitalizuar ku kishin gjetur vdekjen nëntë persona.
Presidenti Trump para nisjes së tij nga Uashingtoni kishte thënë se është i shqetësuar “për ngritjen e grupeve që ngritin urrejtje”.

Mirëpo kongresistja demokrate që përfaqëson El Paso-n, Veronica Escobar ka refuzuar të takoj presidentin duke thënë që “fjalët dhe veprat e tij urrejtëse dhe raciste i kanë shkaktuar dhimbje komunitetit dhe vendit të saj”.
Megjithatë presidenti Trump dhe zonja e parë Melania janë pritur nga një numër protestuesish me rastin e vizitës së tij në El Paso.
Ish zëvendës presidenti dhe kandidati democrat për president Biden ndër të tjera ka thënë se “Trump ka ndezur flakët e epërsisë së racës së bardhë”. /Indeksonline/