Trump zbulon se çfarë bisedoi me Zelenskyn në ceremoninë e varrimit të Papës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar se çfarë ka diskutuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën në funeralin e Papa Françeskut.
Duke folur për gazetarët në një aeroport të Nju Xhersit një ditë më vonë, ai tha se besonte se Kievi ishte gati të hiqte dorë nga Krimea, pavarësisht pretendimeve të mëparshme nga homologu i tij ukrainas.
Trump gjithashtu shprehu simpati për Zelensky, duke thënë se ai dëshiron të bëjë diçka të mirë për vendin e tij dhe se punon shumë.
Ai shtoi se ishte i befasuar dhe shumë i zhgënjyer sepse Rusia bombardoi Ukrainën pas bisedës mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të Trump, Steve Witkoff./Indeksonline/