Trump zgjat sërish afatin e shitjes së TikTok-ut

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjat afatin për kompaninë kineze ByteDance për të shitur aplikacionin popullor TikTok me 90 ditë.
Aplikacioni i ndarjes së videove është përballur me pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij, pasi SHBA-të miratuan një ligj vitin e kaluar që kërkonte që aplikacioni të ndalohej nëse nuk shitet nga kompania e tij mëmë kineze, ByteDance, raporton BBC.
Ligjvënësit thanë se kjo përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare – diçka që TikTok e mohon.
Trump, i cili u zotua të shpëtojë TikTok gjatë fushatës së tij presidenciale, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten i cili ka shtyrë datën e zbatimit të ligjit për herë të tretë.
Në një deklaratë, TikTok tha se ishte “mirënjohës për udhëheqjen dhe mbështetjen e
Presidentit Trump” në mbajtjen e aplikacionit online për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA.
Ndërkaq një marrëveshje për shitjen e TikTok në SHBA nga ByteDance duhet të arrihet deri më 17 shtator, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.