75 Mall Live Search
17:48 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / Z S

Trumpi arrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Bidenin

Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

“Donald, urime”, i tha Biden Trumpit duke e përshëndetur me një shtrëngim dore.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump u takuan në Zyrën Ovale.

Për Trump, kjo shënon një rikthim triumfues në një zyrë ku ai qëndroi për katër vjet./Indeksonline/