75 Mall Live Search
17:26 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / FR

Trumpi do të zgjedh sot kandidatin e tij për zëvendëspresident

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili po kandidon edhe për një mandat tjetër, tha se sot do të zgjedh kandidatin e tij për zëvendëspresident.

“Ai konfirmoi se do të bëjë një zgjedhje zëvendëspresident sot”, tha spikeri i Fox News, Bret Baier, i cili tha se sapo kishte folur me Trumpin në telefon.

Trumpi, i mbijetoi një atentati  të ndodhur të shtunën, ku një 20-vjeçar e qëlloi në vesh, ndërsa u neutralizua pak çaste pas kësaj.