Trumpi e fton Osmanin për të qenë themeluese e Bordit të Paqes
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Bordin e Paqes.
Në këtë bord, Osmani është ftuar në cilësinë e anëtares themeluese, shkruan IndeksOnline.
Ftesën e Trumpit e ka ndarë vet Osmani, duke thënë se është thellësisht e nderuar.
“Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej” shkroi mes të tjerash Presidentja.
Ky është postimi i plotë i saj:
Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.
Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.
Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati.

