Trumpi e përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Iu thashë a do luftoni?

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë, të cilat sipas tij, ishin gati ta nisnin luftën.
Trumpi tha se ka arritur që t’i zgjidh shumë prej këtyre situatave, përfshirë atë mes Indisë dhe Pakistanin, Kosovës dhe Serbisë.
“Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, tha Trump në një video të shpërndarë në “X”.
.@POTUS: "We have closed the USAID group to eliminate waste, fraud, and abuse… and we're working tirelessly to forge new economic opportunities involving both the United States and many African nations… this will be far more effective and sustainable." pic.twitter.com/S64PohHTYj
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) July 9, 2025
Ai më tej foli edhe për mbylljen e USAID-it, për të cilin hap tha se e bëri për t’i eliminuar keqpërdorimet, mashtrimet dhe për të krijuar mundësi të reja ekonomike./Indeksonline/