Trumpi i bën homazhe zjarrfikësit që u vra nga të shtënat që synonin ish-presidentin

Kishte vetëm një moment heshtje në arenën ku po mbante fjalimin kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, e ajo ishte për Corey Comperatore, i cili u vra në të shtënat në Pensilvani, gjatë atentatit ndaj ish-presidentit.
Shefi vullnetar i zjarrfikësve 50-vjeçar u qëllua teksa u gjuajt mbi anëtarët e familjes për t’i mbrojtur ata, raporton BBC-i.
“Ai humbi jetën e tij me vetëmohim duke vepruar si një mburojë njerëzore për t’i mbrojtur ata nga plumbat”, tha Trumpi.
Në skenë janë helmeta dhe xhaketa e zjarrfikësve të Comperatore, dhe Trump i vë në dukje dhe u qëndron pranë.