75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trumpi i infektuar, debati i dytë me Bidenin, do të zhvillohet virutalisht

Debati i dytë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, do të mbahet virtualisht, ka njoftuar Komisioni për debate presidenciale.

Ky vendim vjen pasi presidenti Trump vazhdon të trajtohet për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku i tij ka thënë se ai nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë.

Debati i dytë midis dy rivalëve është planifikuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Natën e kaluar është mbajtur debati i parë ndërmejt dy kandidatëve për pozitën e zëvendëspresidentit në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja demokrate për këtë pozitë, Kamala Harris, është përballur me nënpresidentin aktual të SHBA-së, Mike Pence, për një varg çështjesh, ndonëse koronavirusi ka qenë në qendër të tyre.