75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / Z S

Trumpi lavdëron bisedën me Zelenskyn: Jemi në rrugën e duhur

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin social Truth Social se ka pasur një “bisedë shumë të mirë” telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump tha se ai po synon “të bashkërendojë Rusinë dhe Ukrainën në kuptimin e kërkesave dhe nevojave” të dy vendeve.

“Jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Trump, duke shtuar se njoftimi i plotë i bisedës telefonike do të bëhet publik së shpejti nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltari i lartë i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz.

‘’Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre. Ne jemi shumë në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Waltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti’’, ka shkruar Trump./Indeksonline/