75 Mall Live Search
23:34 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Trumpi ‘selam’ liderit të Iranit: Ki kujdes me fjalët

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei gjatë ditës së sotshme e quajti kloun presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai po ashtu dha disa deklarata ‘te forta’ për ShBA-të dhe Evropën, transmeton Indeksonline.

Rreth kësaj ka reaguar vet presidenti amerikan, duke i thënë që të ketë me fjalët, transmeton Indeksonline.

“I ashtu quajturi ‘Lider Suprem’ i Iranit, i cili nuk ka qenë aq suprem kohët e fundit, ka thënë disa gjëra të pista për ShBA-të dhe Evropën. Ekonomia e tyre po shkatërrohet dhe njerëzit po vuajnë. Ai duhet të jetë i kujdesshëm me fjalët.”, tha Trump në postimin e tij./Indeksonline/