75 Mall Live Search
22:01 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trumpi “shënjestron” emigrantët që marrin ndihma ushqimore

Administrata e Presidentit Trump është duke iu vështirësuar emigrantëve legal të cilën gjenden në kushte të vështira ekonomike  që të marrin leje të përhershme qëndrimi apo vazhdim të vizës.

Rregulli vë në shënjestër emigrantët të cilët janë të varur nga përfitimet publike siç janë ushqimi dhe strehimi, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Aplikimet e tyre do të refuzohen nëse qeveria vendos se emigrantët  varen nga ndihmat publike në të ardhmen.

Emigrantët që aktualisht kanë qëndrim të përhershëm në ShBA nuk do të preken nga ky ndryshim rregulli, si dhe nuk do të ndikojë në refugjatët që kanë aplikuar për azil./Indeksonline/