08:17 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trumpi viziton vëllanë në spital, s’harron ta vendosë maskën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vëllai i tij është duke kaluar një kohë të vështirë pasi e vizitoi atë në një spital të Nju Jorkut.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e vendosi maskën para se të hynte në spitalin Presbyterian të premten pasdite, ku qëndroi rreth 45 minuta, shkruan BBC.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, Robert Trump, 72 vjeç, është i sëmurë rëndë, por nuk është e qartë pse ndodhet në spital. Ai dukur i menaxhonte investimet në pronat e paluajtshme.

“Shpresoj që ai është mirë. Unë kam një vëlla të mrekullueshëm. Kemi pasur raport të mahnitshëm për një kohë të gjatë”, tha presidenti amerikan.

Sipas gazetës “New York Times”, Robert Trump ka qëndruar për më shumë se një javë në repartin e kujdesit intensive në një spital në qershor.

Ai më parë kishte dështuar që ta ndalonte publikimin e librit të mbesës Mary Trump, ku tregohen shumë gjëra për presidentin.