75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / MSH

Trumpit nuk i lejohet të shkarkojë guvernatoren Cook

Donald Trump nuk mund të shkarkojë guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook… Të paktën përkohësisht!

Një vendim i Gjykatës Federale ka bllokuar përkohësisht presidentin amerikan për të shkarkuar Cook, e cila është pjesë e bordit përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit në SHBA.

Vendimi vjen një muaj pasi Trump deklaroi se e kishte shkarkuar Cook, pretendim ky i mohuar nga Rezerva Federale.

Gjykatësja Jia Cobb tha se presidenti Trump nuk ka identifikuar asgjë në lidhje me sjelljen ose performancën në punë të Cook si anëtare e bordit, që do të tregonte se ajo po dëmton bordin ose interesin publik duke i kryer detyrat e saj në mënyrë të pabesë ose joefektive.

Rezerva Federale nuk pranoi të komentojë mbi vendimin, por më parë ka thënë se do t’i përmbahet vendimit të gjykatës, shkruan BBC.