20:42 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Trupa të KFOR-it do të lëvizin në pjesë të ndryshme të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se po vazhdon stërvitjet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë.

‘Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në shkrimin e postuar në “Facebook”, të KFORI-it.