Trupat ruse po përpiqen të parandalojnë evakuimet nga Mariupol

Kryebashkiaku i Mariupol të Ukrainës, Vadym Boichenko pretendon se trupat ruse po sulmojnë në mënyrë aktive linjat hekurudhore në një përpjekje të dukshme për të parandaluar civilët që t’i shpëtojnë granatimeve, shkruan Skynews, transmeton IndeksOnline.
Më herët, ai tha se ka pasur sulme të vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike.
“Autoritetet lokale kanë nevojë për një armëpushim për të rivendosur këto shërbime, tha Boichenko duke shtuar se pushtuesit po përpiqen sistematikisht të bllokojnë qytetin e Mariupolit./IndeksOnline/