75 Mall Live Search
14:45 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / k.v

Trupat ukrainase nxjerrin tanket e riparuara gjermane në fushëbetejë (Video)

Teksa luftimet po vazhdojnë të zhvillohen përreth qytetit të Pokrovskut, qendër strategjike në rajonin e Donjeckut, forcat ukrainase po mbështeten në armatimin e fundit të dërguar nga aleatët e tyre.

Që nga fundi i vitit të kaluar, ato kanë pranuar tanke të riparuara Leopard 1A5 të prodhimit gjerman.

Ushtarët në vijat e frontit thonë se makinat luftarake janë tejet të manovrueshme dhe u japin atyre epërsi në fushëbetejë.