75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / L K

Trupi i kreut të vrarë të Hamasit në rrugët e Teheranit

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për liderin e vrarë të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Ismail Haniya .

E gjithë elita politike e Iranit, përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentin e ri Masoud Pezeshkian, ishin gjithashtu të pranishëm.

Me thirrje të tilla si “Vdekje Izraelit”, turma e mbledhur shprehu mbështetjen e tyre për Haniya dhe Hamasin në Rripin e Gazës, si dhe kundërshtimin e tyre ndaj Izraelit.

Qeveria iraniane ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas vrasjes në shënjestër të një lideri të lartë të Hamasit në Teheran.

Ismail Hanija duhet të varroset të premten në Katar. Hanija po vizitonte Teheranin të martën për të marrë pjesë në inaugurimin presidencial të Pezeshkiyan, kur ai ra viktimë e sulmit gjatë natës.

Hamasi dhe Irani akuzojnë armikun e tyre më të madh Izraelin për kryerjen e sulmit.
Si Hamasi ashtu edhe Irani kanë kërcënuar me hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit.

Khamenei dhe presidenti Pezeshkiyan e cilësuan veprimin ndëshkues si një të drejtë legjitime të vendit, duke qenë se sulmi u krye në tokën iraniane./Indeksonline/