75 Mall Live Search
08:27 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / A. M.

“Trupi i mbushur me plumba”, Elson Kavaleri u qëllua 15 herë nga 3 persona të maskuar, dy pistat ku po heton policia italiane

Sipas rikonstruksioneve të para, fytyrat e tyre ishin të mbuluara. Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, drejt Kalaverit u qëllua të paktën 15 herë.

Ai ishte i ulur në vendin e pasagjerit në Mercedesin që drejtohej nga shqiptari tjetër, 36-vjeçari shqiptar dyshohet se u ekzekutua për larje hesapesh.

Kalaveri ra në pritë teksa ndodhej brenda një makine që drejtohej nga një shqiptar tjetër.

Shoferi eci për disa qindra metra dhe u ndal për të kërkuar ndihmë nga drejtuesit e fabrikës së birrës. Për shqiptarin, megjithatë, nuk kishte më asgjë për të bërë.

Janë tre persona në kërkim , të cilët u larguan me një makinë të errët.

36-vjeçari ishte përfshirë në hetime për prostitucion, por nuk ishte dënuar asnjëherë.

Ndërkohë, karabinierët kanë marrë në pyetje dëshmitarin , i cili drejtonte Mercedesin A-Class me targë gjermane të pasme (mungon targa e përparme) në  të cilën ndodhej viktima si dhe familjen e 36-vjeçarit.

Pistat ku po heton policia janë larje hesapesh në botën e krimit, ndoshta për arsye krimi ose shfrytëzim prostitucioni.

Nuk përjashtohet as mundësia që të jetë një vrasje e planifikuar.

Por hetimet janë ende në vazhdim dhe kërkimi po  vijon  për të zgjeruar gamën e veprimit.

Elson Kalaveri, ka qenë i arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Kalaveri ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras disa vite më parë.