Trupi i pajetë i të riut largohet nga vendi i ngjarjes, dërgohet për obduksion

Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se 20 vjeçari, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes në Matiçan, ku është gjetur i vdekur 20-vjeçari me inicialet SH.SH.
Ekipi i IndeksOnline po qëndron në vendin e ngjarjes ku bëjnë të ditur se tanimë trupi i pajetë është dërguar për në obduksion.
“Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje”, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
