75 Mall Live Search
15:06 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Trupi i terroristit Nedeljkoviq pritet si hero në Kralevë (Video)

Skena të turpshme janë parë ditën e sotme në Kralevë të Serbisë, atje ku qindra qytetarë dolën për ta pritur trupin e terroristit Stefan Nedeljkoviq, që u dërgua për t’u varrosur.

Nedeljkoviq ishte njëri nga terroristët e vrarë gjatë gjuajtjeve me armë zjarri me Policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Kufoma e tij u prit nga disa qytetarë që kishin ndezur fishekzjarre.