75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / k.v

Trupi i Xhemailit ishte dekompozuar, policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Xhemail Behluli (1963) nga Gjilani, i cili ishte zhdukur që nga 27 qershori, u gjet dje pa shenja në varreza të qytetit.

Trupi i dekompozuar i 61-vjeçarit ka bërë që policia të nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes, raporton IndeksOnline.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës, është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte i raportuar i zhdukur më 27.06.2024”, thuhet në raportin e policisë.

Trupi i pajetë i Xhemailit është gjetur në disa shkurre në varreza të qytetit.

Në konsultim me prokurorin trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/