75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

“Trupi im nuk duket si më parë”, modelja e njohur pranon se figura e saj ka ndryshuar, që kur u bë nënë

Gemma Atkinsoni u paraqit në kopertinën e muajit prill të revistës “Woman Helath”, duke diskutuar se si ka ndryshuar figura e saj, që kur u bë nënë. 

Ish-ylli i Emmerdales, 35- vjeçare,  priti fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Mia në korrik me bashkëshortin Gorka Marquez, transmeton Indeksonline.

Dhe Gemma rrëfeu se “trupi i saj nuk duket si më parë” në numrin e ri të muajit prillit të revistës ‘Woman Health’.

“Trupi im nuk duket si më parë. Është ndryshuar pasi kam lindur një fëmijë, por kjo më bëri më të vendosur për të realizuar fotosesionin- trupi im nuk është më i mirë apo më keq, thjesht ndryshe”, u shpreh ajo.

“Kur vesh xhinse me bel të lartë, ju mund të shihni se kam vithe. Unë mendoj se jam rreth 3 për qind J Lo tani, kështu që unë jam e lumtur me këtë”.

Gemma shtoi: “Tani unë jam një nënë, nuk mund të planifikoj asgjë – thjesht shkoj orë për orë me planifikimet”.

Ylli vazhdoi të shtojë se për shkak të orarit të saj të ngjeshur, partneri i saj Gorka e ka ndërtuar një palestër në shtëpinë e tyre pasi ai e di se çfarë do të thotë fitnesi për të. 

Kujtojmë se ata së pari u takuan në Striktly Come Dancing në 2017. Romanca e tyre nuk u bë publike, derisa ata shkuan në pushimin e tyre të parë dhe e bënë zyrtare dashurinë e tyre në Instagram në shkurt 2018./Indeksonline/