“Truri” i Atletico Madridit, merr drejtimin e Arsenalit

Më 5 janar ai përfundoi kohën e tij si drejtor sportiv i Atlético Madridit. Chelsea, PSG, Mançester Junajtid, Juventus dhe Arsenal ishin të interesuar për shërbimet e Andrea Berta, njeriu që njihet si një nga më meritorët që ndërtoi skuadrën e Diego Simeones.
Italiani dp të bëhet ‘truri’ i Arsenalit. Topçinjtë kanë kërkuar një drejtor sportiv që kur Edú Gaspar u largua nga posti në nëntor.
Marrëveshja është e plotë dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Berta, luajti për Carpenedolo, Parma dhe Genoa para se t’i bashkohej Atléticos, ka qenë një figurë kyçe në ‘epokën e Simeone’, veçanërisht që kur u promovua si drejtor sportiv në 2017.
Tani do të jetë në dorën e tij të hartojë, së bashku me Mikel Artetën, një Arsenal të ri që do t’i japë fund vuajtjes për tituj./Indeksonline/