23:48 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Truri rinohet për një dekadë, nëse hani çdo ditë sallatë të freskët

Të hani sallatë çdo ditë rrit kujtesën tonë, tregojnë hulumtimet e reja.

Të gjetura sugjerojnë që të hani të paktën një herë në ditë sallatë të gjelbër, mund të ndikojë në ngadalësimin e plakjes së trurit, e cila ndikon që të kemi trurin tonë 11 vjet më të ri, transmeton Indeksonline.

Studimi i “The Rush University” ka gjetur se njerëzit të cilët konsumojnë të paktë në një vakt në ditë perime të gjelbra  kishin një rritje të kujtesës gjatë testit, sesa ata që nuk konsumonin çdo ditë.

Truri i ngrënësit të sallatës funksiononte sikur të ishin më shumë se një dekadë më të rinj se truri i atyre njerëzve që nuk hanë zarzavate, sipas ekipit hulumtues./Ideksonline/