75 Mall Live Search
23:05 / E Martë, 07 Qershor 2022 / OSH

​Truss-Kurti: Britania e konsideron Kosovën aleate të rëndësishme në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Kurti në një status në Twitter ka treguar se për çfarë është biseduar në këtë takim.


“Kënaqësi të takohem me Sekretaren e Jashtme Liz Truss. Ramë dakord për domosdoshmërinë për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë dhe për të sfiduar ndikimin e saj të keq në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë dypalësh”, ka shkruar ai.