75 Mall Live Search
19:33 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tsipras: BE të korrigjojë sa më shpejt gabimin e madh ndaj Ballkanit

Kryeministri i Greqisë, Tsipras tha se BE-ja duhet të korrigjojë gabimin e madh ndaj Ballkanit.

Deklarata e kryeministrit helen u bë gjatë konferencës së përbashkët për media në Beograd, ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë, Bojko Borisov, Mihai Tudoze.

“BE duhet të sa më shpejtë të korrigjojë gabimin e madh, i cili i ka rrënjët në mënyrat në të cilat Evropa është qasur ndaj Ballkanit deri më tani. Ishte e ditur se Ballkani është një rajon i rrezikshëm. Serbia nuk mund të jetë jashtë familjes evropiane më, me kusht që pjesa më e madhe e popullsisë dëshiron të jetë pjesë e BE-së”, tha Tsipras.