22:39 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tsunami nga qielli, çfarë fshihet pas fenomenit që i mahniti të gjithë?

Natyra është një botë enigmash që ne kurrë nuk e përfundojmë zbulimin dhe habitemi nga ngjarjet e saj madhështore.

Një përdorues në YouTube publikoi një video në të cilën mund të shihni një shi të madh që bie në zonën e liqenit Millstatt në Austri.

Ai e quaj atë “Tsunami i rënë nga qielli” Në video mund të shihni se si një re e madhe formon një vorbull në një mal dhe bën që uji të grumbullohet dhe kondensohet për sekonda më vonë, reshjet janë kaq intensive saqë i ngjan një ujëvare që bie direkt nga retë.

Përdoruesi dhe autori i videos Peter Maier i përmendi Shoqatës së Shtypit se stuhia u filmua gjatë një gjysmë ore duke përdorur timelapse në kamerën e tij, por ai kurrë nuk imagjinonte se do të kapte natyrën me të gjithë shkëlqimin e saj.

Ai u shpreh: “Kur ndalova xhirimet, kontrollova punën time dhe isha i befasuar sa e bukur u duk”.