23:19 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tu Dhanë Pak, Bon Shumë! Për Gratë dhe Fëmijët në Strehimore

Gratë dhe fëmijët në strehimoret e Kosovës përballen me kushte të rënda dhe mungesë të gjërave bazike. Prandaj, për të ju lehtësu qëndrimin, pas të gjitha vuajtjeve që i kanë përjetu, është organizuar një fushatë sensibilizuese.

Termokiss ka bërë thirrje që të solidarizohemi dhe të bashkohemi për t’i ndihmuar këto familje.

“Për të arritur këtë qëllim po ju ftojmë me sjellë rroba e gjëra të juajat në pazarin e hapun në Termokiss, të dielën më 3 mars. Ato mund t’i sjellni gjatë javës deri të dielën në Termokiss.

Përveç kontributit me rroba për shitje, hajde me ble! Çdo blerje donohet për strehimoret- për ushqim, dru për me u nxehë dhe nevoja të tjera të viktimave të dhunës”, thuhet në njoftim./Indeksonline/