‘Tu luta’, Lela mesazh Leos
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, ka ndarë një video në Tik Tok, ku shfaqet duke kënduar një pjesë të hitit të këngëtarit Kastro, ‘Para se me shku’.
Menjëherë, ndjekësit e kanë interpretuar këtë zgjedhje kënge si një mesazh të drejtpërdrejtë për Leon, ish-partnerin e saj, pas ndarjes së tyre.
“‘Tu luta’ mos me shku ti, se e kom dit se s’munesh me m’harru ti.”, thuhet mes tjerash në njërën nga frazat e këngës.
Kjo frazë, e lidhur me kontekstin e ndarjes nga Leo, ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se Lela po shpreh hapur mendimet e saj, ose thjesht po reflekton mbi marrëdhënien e tyre të përfunduar.
Cili është mendimi juaj? A ishte thjesht një këngë e preferuar, apo Lela ka dashur të dërgojë një mesazh të koduar për Leon?
@lela.seferi ♬ original sound – KASTRO

