75 Mall Live Search
15:19 / E Premte, 30 Maj 2025 / S Z

Tuana Statovci, semimaturantja që shkëlqen me zemër dhe ëndrra të mëdha!

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, Tuana Statovci, nxënëse e klasës së nëntë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, shkëlqeu në semimaturën e saj, duke lënë një përshtypje të veçantë mes të gjithëve.

E veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, të kombinuar me një palë atlete elegante, Tuana solli një stil modern, të thjeshtë dhe shumë të veçantë, shkruan IndeksOnline. Flokët e lëshuara dhe grimi i lehtë theksuan bukurinë e saj natyrale dhe hijeshinë rinore.

Fustani i saj u punua nga dizejnatori i njohur, Bujar Gjonaj.

Në mesin e shoqërisë së saj, ajo rrezatonte si një yll, me buzëqeshjen, energjinë dhe pozitivitetin që përqonte tek të gjithë. Tuana nuk është vetëm një fytyrë e bukur, por edhe një nxënëse e dalluar, e përkushtuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Në shkollën ku ndoqi mësimet për disa vite, ishte e dalluar si për mësimnxënie ashtu edhe për sjellje. Sigurisht, një vajzë kaq shembullore do ëndërronte ta kishte secila familje.

“Prej kësaj shkolle do të kujtoj gjithmonë ditët më të bukura me shoqërinë time,” thotë ajo me mallëngjim, ndërsa përcjell një urim për të gjithë bashkëmoshatarët. “Ju uroj nga zemra shumë suksese në rrugëtimin që na pret përpara!”. Suksese tutje në rrugën e dijës Tuana, bashkë me mosharët!