Tubim i hatashëm i AAK-së në Lugun e Baranit, Ali Berisha: Ky është bastion i joni

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot një tubim madhor në Lugun e Baranit.
Tubimi mblodhi dhjetëra qytetarë të cilët iu bashkuan Ali Berishës dhe shokëve të tij të partisë, për të dëgjuar programin qeverisës dhe për të shprehur shqetësimet e tyre.
Pas bashkëbisedimeve produktive, Berisha u shpreh se u konfirmua edhe një herë përkushtimi dhe besnikëria e banorëve të Lugut të Baranit.
“Një vend që i ka dhënë shumë lirisë dhe shtet-ndërtimit, duke dëshmuar gjithmonë se di të rreshtohet drejt në momentet vendimtare për Kosovën”, u shpreh ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Berisha bartë numrin 23 në listën e AAK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Lugu i Baranit, bastion i Aleancës dhe vizionit të Ramush Haradinajt!
Një vend që i ka dhënë shumë lirisë dhe shtetndërtimit, duke dëshmuar gjithmonë se di të rreshtohet drejt në momentet vendimtare për Kosovën.
Tubimi i sotëm konfirmoi edhe një herë përkushtimin dhe besnikërinë e banorëve të Lugut të Baranit ndaj rrugës sonë për një Kosovë më të sigurt dhe të zhvilluar. Energjia dhe mbështetja juaj na japin forcë përpara!
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme!
137 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
1 Ramush Haradinaj
23 Ali Berisha