Tubim madhështor i LDK-së në Zhegër, Ismajli: Së bashku po i hapim rrugë ndryshimit në Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri është takuar me banorët e Zhegrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se takime si këto ku atmosfera ishte e zjarrtë, iu jep fuqi edhe më të madhe për të vazhduar garën për kryetar të Gjilanit.
“Së bashku po i hapim rrugë ndryshimit që të gjithë e presim për jetësimin e Gjilanit të ri”, shkruan ndër të tjera ai.