Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër
Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar për tubimin në Gjakovë, ku thotë se ishte madhështor në mbështetje të Bedri Hamzës.
Ai ka thënë se energjia dhe vendosmëria janë dëshmi që fitorja po vjen.
“Takim madhështor në Gjakovë, në përkrahje të Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Si Kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet, ju falënderoj nga zemra secilin prej jush që ishit pjesëmarrës sonte. Energjia, bashkimi dhe vendosmëria që pamë sonte janë dëshmi e qartë se fitorja po vjen. Deri më 28 dhjetor, mos u ndalni vazhdoni me angazhim, sepse së bashku do ta kurorëzojmë fitoren tonë të madhe Faleminderit Gjakovë”, ka thënë Beqa.

