75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 30 Shtator 2025 / MSH

Tubim madhështor i Përparim Ramës me degën e IV të LDK-së, përkrahje masive për kryetarin e Prishtinës

Dega e IV e LDK-së i ka rezervuar pritje madhështore kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Numri i qytetarëve pjesëmarrës ishte i madh, sa mezi i zuri Salla e Kuqe.

Kjo në mbështetje të madhe për mandatin e dytë të Ramës.

“Faleminderit, Dega IV! “, ka shkruar Rama.

Edhe kryetari Abdixhiku ishte i bindur në fitore.

“Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë. E qartë për fitoren tonë. E qartë për Përparim Ramën. E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.