Tubim madhor i Partisë Demokratike në Shqipëri, të shtunën mbahet “Kuvendi i Rithemelimit”

E shtuna do të jetë dita e rithemelimit të Partisë Demokratike në Shqipëri, raporton Indeksonline.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Faceook, Sali Berisha ka bërë të ditur se Kuvendi i Rithemelimit do të fillojë në ora 10:00.
Ky Kuvend do të organizohet në stadiumin Air Albania në Tiranë.
“Ftoj te gjithe demokratet te na bashkohen ne Kuvendin e Rithemelimit te Partise Demokratike ne ora 10:00 dt 11.12.2021! Delegatet do kene zonen e tyre te ndare, por pjesa tjeter e stadiumit Air Albania do jete e hapur per gjithe anetaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike qe deshirojne te behen pjese e ketij momentin historik! Ejani te festojme se bashku Ditelindjen e Partise Demokratike dhe te nisim rrugetimin tone drejt Fitores!”, ka shkruar Berisha.