75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / AR

Tubim masiv në kohë pandemie, Sami Lushtaku e pëson me 2 mijë euro

Po vazhdon gjobitja e partive politike për tubimet e mbajtura me qindra njerëz nëpër ambiente të mbyllura, në kundërshtim me masat kundër koronavirusit, shkruan Indeksonline.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri ka njoftuar se është gjobitur me 2 mijë euro Sami Lushtaku nga PDK, i cili së fundi mbajti tubim në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Askush mbi ligjin! Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave“, ka shkruar Tahiri./Indeksonline/

May be an image of one or more people, people standing and crowd