75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / LB

Tubimet masive të LDK-së/ Mustafa: Askush si ne nuk e ka planin dhe ekipin për të ardhmen

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se çdo ditë e më shumë në tubimet elektorale të LDK-së po shtohen radhët e qytetareve për pjesëmarrëje.

“Çdo ditë e më shumë njerëz po i shtohen tubimeve të LDK-së, janë njerëz që besojnë te ne për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Mustafa në konferencën për media.

Ai tha se qytetarët po besojnë të LDK-ja pasi sipas tij askush tjetër nuk e ka planin dhe ekipin për të ardhmen e Kosovës.