75 Mall Live Search
21:22 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / B XH

Tubimet në Peqan e Rahovec, Enver Hoxhaj: Energji që tregon se ndryshimi po vjen

Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga tubimi në Rahovec dhe Peqan të Suharekës, ku u prit me një pritje të ngrohtë dhe energji të lartë nga qytetarët.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj falenderoi qytetarët për mbështetjen e tyre dhe theksoi se energjia e qytetarëve tregon se ndryshimi politik po afron.

“Ne Rahovec dhe Peqan të Suharekës u pritëm me zemër nga qytetarë të vendosur dhe energji që tregon se ndryshimi po vjen. Faleminderit Rahovec!”, shkroi Hoxhaj.

Aktivitetet e tij bëhen pjesë e fushatës së PDK-së për zgjedhjet e ardhshme, duke synuar mobilizimin e qytetarëve dhe forcimin e mbështetjes lokale.