Tubimet zgjedhore – Inspeksoni në Prishtinë deri sot ka shqiptuar 20 gjoba për subjektet politike

Edhe pak orë kanë mbetur deri në përfundimin e fushatës zgjedhore deri në zgjedhjet e 14 shkurtit.
E, partitë politike nuk kanë shpëtuar edhe pa u gjobitur për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid, shkruan Indeksonline.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në një postim në Facebook ka shkruar askush nuk ë mbi ligjin.
Ai ndër të tjera ka shkruar se si rrjedhojë, janë shqiptuar 20 gjoba, si në vijim: 7 VV; 5 LDK; 3 PDK; 3 AAK; 1 NISMA; 1 AKR. Gjobat që nuk paguhen brenda afateve të legjislacionit për kundërvajtje, shkojnë në procedurë të përmbarimit.
Ky është njoftimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Me gjasë, këto janë pesë gjobat e fundit të kësaj fushate…
ASKUSH MBI LIGJIN!
Siç e keni parë, javëve të fundit, shkeljet më të mëdha të ligjit dhe vendimeve qeveritare u bën nga vet ata që i kanë aprovuar ato – pra ligjvënësit dhe qeveritarët. Shëndeti publik, nga tema kryesore ra në temë dytësore – për reklamë, fushatë, e ndonjë votë më tepër…
Inspekcioni i Komunës së Prishtinës, ashtu siç ka premtuar në fillim të këtij viti, ka gjobitur secilin subjekt për secilin tubim ku janë shkelur masat brenda territorit të Kryeqytetit.
Si rrjethojë, janë shqiptuar 20 gjoba, si në vijim: 7 VV; 5 LDK; 3 PDK; 3 AAK; 1 NISMA; 1 AKR. Gjobat që nuk paguhen brenda afateve të legjislacionit për kundërvajtje, shkojnë në procedurë të përmbarimit.
Falënderoj Inspektorët e Rendit Komunal për këtë angazhim shtesë, dhe për përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve. Të drejtë e të paanshëm, pavarësisht bindjeve politike!
Falënderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe ofrimin e fakteve nga vendi i ngjarjes, sa herë ka qenë e nevojshme!/Indeksonline