75 Mall Live Search
18:09 / E Diele, 10 Maj 2026 / F.R

“Tubimi i bashkimit”, Zemaj: Presim veç fitore

Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pak para nisjes së tubimit të bashkimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për Klan Kosova, ai tha se nga ky bashkim pret vetëm fitore e suksese.

“Veç fitore, fitore, suksese, dhe të gjitha të mirat për Republikën e Kosovës, për LDK-në po ashtu”, u shpreh ai.

Sonte, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani do të paraqiten për herë të parë si prirës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.