75 Mall Live Search
19:01 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Tubimi i opozitës në Shqipëri/ Deputeti i PD ndihet keq në protestë, humb ndjenjat

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës.

Mësohet se ai nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë pa ndjenja, ndërsa i është dhënë menjëherë ndihma e parë.

Te Sheshi Wilson protestuesit kanë bllokuar rrethrrotulllimin, pavarësisht se policia ka njoftuar se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.

Po kështu edhe te Bashkia e Tiranës është paralizuar krejtësisht qarkullimi.

Edhe këtë herë demokratët janë shpërndarë në pesë pika dhe pritet që tubimi të zgjasë rreth tre orë. Kërkesa edhe në këtë protestë vijon të jetë e njëjtë, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.