75 Mall Live Search
21:35 / E Enjte, 30 Janar 2025 / LB

Tubimi në Ferizaj – Ahmet Isufi: Fryma për “Kosovën Fituese” po merr hov

Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shkruar në facebook për tubimin e sotëm të kësaj partie në Ferizaj.

Isufi këtë tubim e cilësoi si madhështor, ku “Ferizaji paralajmëroi ndryshimin e madh”.

“Sonte, në një tubim madhështor, Ferizaji paralajmëroi ndryshimin e madh sepse e don zhvillimin e mirëqenien. Energjia dhe fryma për Kosovën Fituese po merr hov për një Kosovë me qeverisje të mirë e të fortë.” – shkroi ai.