Tuchel befason me formacionin ndaj Uelsit, kjo nuk i ka ndodhur Anglisë për më shumë se 30 vite

Kombëtarja e Anglisë sonte përballet me Uellisin, në një ndeshje miqësore.
Trajneri i ”Tre Luanëve”, Thomas Tuchel ka publikuar 11-shen startuese, ku ka disa befasi, shkruan IndeksOnline.
Webfaqja e njohur sportive ”Opta” pas publikimit të formacionit zyrtar, ka njoftuar se një formacion i tillë titullar ku nuk përfshihet asnjë futbollistë nga skuadrat Chelsea, Liverpool ose Manchester United, nuk ka ndodhur që nga qershori i vitit 1992 kundër Francës.
